Po vazhdon edhe më tej rritja e çmimit të dreviateve në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për IndeksOnline bëri të ditur se çmimi i dizellit sillet deri në 1,27 cent kurse i benzinës deri në 1.29 cent.
Ai tha se në fund të muajit janar pritet të ketë normalizim të tregut në Kosovë.
“Çmimet e derivateve sot në Kosovë sillen: Dizelli 1.18 deri 1,27 dhe Benzina 1.20 deri në 1.29.
Kosova i ka çmimet e derivateve më të lira në regjion.
Sipas organizatës prodhuese OPEC nga fundi i janarit duhet të ketë normalizim të tregut në tregjet botërore dhe do të ketë reflektim edhe në Kosovë”, tha ai.