23.8 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Rriten shpenzimet – ASK njofton se Qeveria për tre muaj ka harxhuar mbi 780 milionë euro

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025 ose 105.8 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milion Euro”, thuhet në publikimin e Llogaritjes Qeveritare për tremujorin e dytë (TM2) nga ASK, raporton KP.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim paraqet edhe pasqyrën e të hyrave brenda kësaj periudhe.

Sipas ASK-së, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 972.6 milion euro, derisa të hyrat në TM2 2024 ishin 782.6 milion Euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Të ngjashme

Të fundit