Rritja e kredive konsumuese tregon realitetin e ‘luftës së popullsisë’ për të përballuar jetesën, duke iu drejtuar kredive konsumuese e mbitërheqjeve për të zbutur hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.
Rritje enorme e kredive konsumatore
Kosova po përjeton një situatë të vështirë financiare. Kjo pasqyrohet qartazi në një statistikë të kredive në rritjen e kredive konsumuese dhe mbitërheqjeve në vitin 2023.
Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Kosovës (BQK), të publikuara nga Instituti Gap, shuma totale e kredive konsumuese në vitin 2023 është rritur me një shifër prej 114 milionë eurosh, ose rreth 23 për qind më shumë krahasuar me vitin 2022.
Ndërkohë, një tendencë e kundërt është vërejtur në sektorin e kredive hipotekare, ku vlera totale është zvogëluar për rreth 24 milionë euro ose për 11% krahasuar me vitin 2022.
Përveç kësaj, një tjetër tendencë interesante është rritja e mbitërheqjeve. Të dhënat e fundit nga BQK tregojnë se në fund të vitit 2023, gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare ishte rreth 472 milionë euro, një rritje prej 57 milionë eurosh (ose 13.7 për qind) krahasuar me vitin e mëparshëm.
Dobësimi i mirëqenies sociale
Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti raporti të Bankës Botërore, Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
“Pavarësisht ekonomisë së qëndrueshme progresi që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh i të ardhurave ndërmjet Kosovës dhe anëtarit mesatar i Bashkimit Evropian shteti”, thuhet mes tjerash në raport.
Sipas gjetjeve në raport, dinamizmi i kufizuar i bizneseve ka vepruar si pengesë për zgjerimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit.
“Dinamizëm dhe aksesi i kufizuar i bizneseve në financa pengon zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës Investimi është kryesisht ndërtimi fokusuar me kontribute të kufizuara në rritje”, thuhet në raport.
Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Buxhetin e Ekonomive Familjare për vitin 2022, konsumi mesatar vjetor i familjeve në vitin 2022 ishte 8 mijë e 106 euro, me 55 për qind të dedikuar për ushqim dhe pije joalkoolike.
Rreth 4 mijë e 389 euro shpenzuan familjet në Kosovë vetëm për produkte bazë dhe pije joalkoolike.
Ndonëse pjesë e krizës ekonomike ishin edhe vendet e tjera të rajonit, më së shumti e pësuan xhepat e qytetarëve të Kosovës. Krahasuar me Shqipërinë, familjet kosovare shpenzuan rreth 15.6 për qind më shumë për ushqim dhe pije joalkoolike. /Nacionale/