Investimet e huaja në Kosovë këtë vit janë rritur për mbi dyzet milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shifër është më e madhe krahasuar edhe me investimet e 13 viteve të fundit në vend.
Rritjen e investimeve të huaja e ka përmendur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA.
Ndërsa, edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës tha se bashkëpunimi i Kosovës me Diasporën ka shënuar progres.
“Kemi shënuar progres në bashkëpunimin e bizneseve nga diaspora dhe Kosova. Nga anëtarësia jonë kemi mësuar se rrjetëzimi po vazhdon në të gjitha vendet e Evropës dhe lidhja e bizneseve po vazhdon me prodhues nga Kosova”, tha Yll Blakaj, kryetar i rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri.
E sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në këtë vit ka më shumë investime se sa në vitin e kaluar.
“Vlera e Investimeve të Huaja Direkte gjatë tre muajve të parë të këtij viti arriti në shumën prej 147.5 milionë euro apo 43.7 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e investimeve për muajt (Janar, Shkurt dhe Mars 2021), ishte 103.8 milionë euro. Kjo shifër është më e madhe në krahasim me 13 vitet e fundit, derisa investimet më të mëdha se sa ato të realizuara në vitin e kaluar, ishin në vitin 2007, ku vlera e investimeve të huaja kishte arritur në shumën prej 440 milionë euro.
Mirëpo, sipas ekonomistit Musa Limani, ndonëse përfitimet e investimeve janë të shumta, qeveria duhet plotësuar disa parakushte për tërheqjen e tyre.
Megjithatë, sipas tij kjo nuk është forma e drejt e tërheqjes së këtyre investimeve.
Në vitin 2021, vlera e investimeve të huaja arriti në shumën prej 415.3 milionë euro. /Tëvë1/