8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Rriten incidentet mes protestuesve dhe atyre që mbrojnë Vuçiqin në Serbi – Veteranet serb të veshur me “Beretat e Kuqe” godasin një qytetar

- Advertisement -

Në vendin ku u mblodhën gjoja “studentët që duan të mësojnë” në kuadër të kundërofensive të regjimit në përpjekje për të shtypur me çdo mjet kryengritjen popullore, kanë ndodhur një incident.

Një burrë i veshur me uniformë serbe e me një beretë të kuqe në kokë ka sulmuar një qytetar serb.

I vendosur në atë park në mbrojtje të regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, burri që mbështet “studentët që duan të mësojnë”, e ka goditur me shkop një burrë anash gardhit të rrethuar me hekura.

Qytetarët e mbledhur kanë reaguar ngjarjen dhe e kanë thirrur policinë.

Një video e postuar në Instagram tregon tendat ushtarake, që dyshohet se janë zënë nga veteranë të Njësisë së Operacioneve Speciale.

Sipas N1, njeriu që sulmoi qytetarin, është fotografuar në shtator të vitit të kaluar me zëvendëskryeministren e qeverisë krahinore, Sandra Bozhiq, e cila vizitoi atëkohë standin e “Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe” në Kovilovë.

Pas ngjarjes, qytetarët kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Megjithatë, video nuk tregon nëse sulmuesi, i cili thuhet se është veteran ushtarak, është ndaluar apo ndjekur penalisht, shkruan Nova portal

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit