Ligji për Çmimet e Barnave që për qëllim ka kursimin e qytetarëve, vetëm këtë rol nuk po e ka.
Ka kohë që disa medikamente janë në mungesë. Por edhe po u gjetën, pacientëve tani u është rënduar edhe barra financiare.
E me këtë hall të dyfishtë po përballen edhe pacientët e diagnostitifkuar me kancer që detyrohen të paguajnë barna në vlerë deri mijëra eurosh.
E me këtë hall të dyfishtë po përballen edhe pacientët e diagnostitifkuar me kancer që detyrohen të paguajnë barna në vlerë deri mijëra eurosh.
“Mungesë të barnave ka, qetash besa thuajse tërësisht. Janë dy tre që Klinika e Onkologjisë i posedon. Çmimet s’kanë ndryshuar për ne. Hercetina tash nuk është, është edhe një çdo tre javë e marrim, çmimi i saj është 80 euro dhe është përherë në mungesë e duhet nonstop me e marrë. Komplet një terapi, mikja ime me kancer që e bën çdo javë, është 600 euro. Dihet se si është ana financiare, kushtojnë shumë. Duke e ditur kushtet si janë dhe ndihma 100 euro që na jepet as udhë nuk del deri në Prishtinë, lëre më më shumë”, ka thënë Leoreta Fondaj, E diagnostifikuar me kancer.
Situata nuk është më ndryshe edhe për pacientë të tjerë.
Ngritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet bazike të cilat në vendet e rajonit, i sigurojnë më lirë.
“Revoxabani i cili është produkt për koagolim të gjakut ka qenë 9 euro, varësisht nga doza është rritë për 5 euro. Produktet e “Kërkës”, dallimi është se ka qenë 2,40 tash është 4,20. Në regjion arrin deri në 2.50 cent. Kjo është diferenca me regjionin. Tjetër produkt është aspirini i cili ka qenë 1.80 tash është bërë 2.17. Kemi pasur mungesë edhe para ligjit të barnave. Tash me listën në fuqi janë 1600 artikuj mungesë dhe kjo normalisht e rrit barrën tek ne por edhe tek pacientët që kanë nevojë. Edhe barra financiare tek disa pacientë është rritur shumë”, ka thënë Gzonit Salihaj, Farmacist.
Mungesë tash e një muaj ka edhe të tretësirave fiziologjike NaCl, por edhe glukozës, dy produktet më bazike e më të kërkuarat.
Pas javësh insistimi, një përgjigje televizioni ka arritur ta marrë nga Shoqata e Distributorëve Farmaceutikë, e cila thonë se furnizimin e barnatoreve po e bëjnë nga stoqet.
Por mungesa, buron nga pakënaqësitë e distributorëve.
“Sa i përket zërave se sektori farmaceutik nuk është furnizuar barnatoret me profukte, ju siguroj që akterët e shoqatës sonë jamë duke operuar në treg me produktet që kanë në stoq dhe janë të pajisura me banderolë. Për furnizime dhe produkte të ngjajshme sigurisht që secili distributorë do të sheh edhe raportin kost-bemefit për secilin produkt. Nuk ka mundësi që një distributor farmaceutik të operojë me produkte farmaceutike që nuk i sjellin marzhë fitimi. Ne kemi shpresë të madhe në stabilizimin e shpejtë tregut farmaceutik sepse MsH me vendimin në janar ka bërë të mundur që distributorët farmaceutik që jamë të pakënaqur me çmimin e produktit, të bëjë auditim për korigjimin e çmimit dhe ne jemi në pritje të listës së re që të vazhdojmë punën tonë”, ka thënë Ismail Shurdhaj, nga Shoqata e Distributorëve.
E rezervuar në përgjigje është treguar Ministria e Shëndetësisë e cila thotë se ligji ka ndikuar në ulje të çmimeve dhe se mungesat janë normale.
“Që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji, përgjithësisht kemi ulje së çmimeve të barnave. Mund të ketë mungesa momentale, ashtu siç ndodh edhe në shtetet e tjera të rajonit apo të Bashkimit Evropian. Megjithatë, operatorët seriozë ndërkombëtarë i njohin dhe respektojnë praktikat e deklarimit të çmimit në të gjitha shtetet ku operojnë. Ligji për përcaktimin e çmimeve është në përputhje me këto praktika dhe për këtë arsye konsiderohet dhe pranohet si një proces i natyrshëm dhe i nevojshëm nga ta. Qëllimi kryesor i implementimit të ligjit për përcaktimin e çmimeve është pikërisht rregullimi i tregut farmaceutik dhe sigurimi që produktet medicinale të jenë të qasshme dhe sa më të përballueshme për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Institucionet vartëse të Ministrisë së Shëndetësisë veprojnë në përputhje me ligjet në fuqi, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë që u takojnë. Çdo rast shqyrtohet dhe trajtohet sipas udhezimeve/ligjeve përkatëse. –Ministria e Shëndetësisë
Të pyetur rreth mosfurnizimit nga kompanitë farmaceutike dhe mundësisë për ndërprerje, nga MSH kanë deklaruar se nuk posedojnë informata të tilla dhe se çdo rast, do trajtohet sipas ligjit.