Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një vajzë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga babi dhe vëllau i saj.
Sipas njoftimit, e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.