Policia e Kosovës ka arrestuar, e më pas i ka liruar në procedurë të rregullt, dy persona në Junik.
Të dyshuarit janë vëllëzër dhe pas një rrahje, janë arrestuar për dhunë në familje.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.
“Raportohet se në rrethana të panjohura janë rrahur mes veti dy vëllezër. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.