27.7 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Rrëzohet vendimi për shtyrjen e zbatimit të tregut të lirë të energjisë

S’ka as anulim, as pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)  për t’i hedhur në mënyrë të detyrueshme në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike plot 1 mijë e 300 bizneset prodhuese të vendit.

- Advertisement -

Ndonëse në tërësi është shpallur e paligjshme në shkallën e parë, shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale është vendosur në anën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 bizneset prodhuese vendore.

 

 

Shkalla e dytë ka vendosur në favor të ankesës së ZRrE-së për të anuluar vendimin e shkallës së parë, e cila ka gjetur se ZRrE-ja në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur thjesht-ashtu 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike: i.e në çmime katër-pesë më të shtrenjta pa u plotësuar as kushtet e krijimit të një tregu të lirë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me seli në Prishtinë. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datës 29.07.2025 e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuozhet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE”, është thënë në

 

Të ngjashme

Të fundit