Dy pilotë rusë humbën jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Krime, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin Dzhankoi të gadishullit jugor të Ukrainës gjatë pasdites gjatë një fluturimi stërvitor, citohet të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Dyshohet se pas incidentit qëndron dështimi i pajisjeve.
Mediet ruse raportojnë se helikopteri nuk ishte i pajisur me armë dhe se kanë filluar hetimet për ta gjetur shkakun e rrëzimit.