Kërkesa e Berishës, e depozituar sot (26 tetor), u shqyrtua brenda ditës nga gjyqtarja Flora Hajredinaj e cila vendosi mospranimin e saj.
Seanca në ngarkim të Berishës nisi në orën 10:00, por u shty sërish për në orën 15:00.
Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, pasi në seancën e të mërkurës në mesditë, dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, braktisën procesin, duke humbur të drejtën për ta përfaqësuar atë si klient./rtsh.al/