0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Rrëzohet duke zbritur nga vetura, vdes 60 vjeçari

- Advertisement -

Një aksident sa i pazakontë aq edhe tragjik i mori jetën një burri në Dibër. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.

Sipas policisë, 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet./tvklan/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit