31.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, reagon Lëvizja Vetëvendosje

- Advertisement -

Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike. Ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari”, thuhet në reagimin e VV’së.

Reagimi tutje thotë se Specialja ka vepruar si “instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës.

Gjykata Speciale, e themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare, ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës. Në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit. Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë, ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe që është burimi real i gjenocidit dhe krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë”.

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar se si Enver Dugolli ka kërkuar nga Prokuroria Speciale në Hagë hetimet për masakrën e kryer në Burgun e Dubravës. Sipas tyre, ende asnjë veprim s’ka pasur të njoftuar në këtë drejtim.

Tutje, ata kanë sulmuar politikanët dhe gjyqtarët që e legjitimuan Gjykatën Speciale.

Sot është sërish moment reflektimi. Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë”.

 

IN PromoMarketing

Të ngjashme

Të fundit