Albin Kurti, mandatari për formimin e qeverisë së re u rrëzua sot në Kuvend të Kosovës.
Fadil Demaku i Partisë Demokratike të Kosovës, vlerëson se dita e sotme “do të duhej të ishte fundi i mashtrimeve”.
“Propaganda e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte vazhdimësi e premtimeve manipuluese për militantët, një shtresë e keqpërdorur qëllimisht”, tha Demaku.
Postimi i plotë:
Dita e sotme do duhej të ishte fundi i mashtrimeve!
Pa program, pa numra, pa qeveri. Kjo ndodhi për herë të parë në vendin tonë si pasojë e veprimeve të Albin Kurtit, i cili është bërë sinonim i kryeneçësisë dhe egos së pakontrolluar për pushtet absolut.
Propaganda e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte vazhdimësi e premtimeve manipuluese për militantët, një shtresë e keqpërdorur qëllimisht.
Është përgjegjësi e një shoqërie aktive dhe të përparuar të mos lejojë që fati i vendit të mbetet në duart e injorantëve të tillë, të cilët në fakt nuk kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi, por që janë shndërruar në rrënues të vlerave të shtetit ligjor.






