5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rrëzimi i Ligjit për Byronë, Kurti sulmon Kushtetuesen: Vonoi ndjekjen e krimit, vonoi reformën tonë

- Advertisement -

Ai ka thënë se me veprimin e saj Kushtetuesja ka vonuar ndjekjen e krimit dhe reformën në drejtësi.

“Me gjithë këto Gjykata Kushtetuese rrezo të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vono ndjekjen e krimit, ta vonoi reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur që Kushtetuta është shkelur me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme, duke treguar kështu që Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetutës , në raport me gjysmën tjetër të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka përmendur edhe vendimin tjetër e Kushtetueses për shkarkimin e një anëtareje të OShP-së.

“Njëkohësisht, kjo gjykatë gjen që manipulimin në blerjen e insulinave dhe kësisoj rrezikim të shëndetit publik nuk është faj i anëtares së OSHP-së të shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Qeverisë, sepse nuk ishte dëshmuar shkelje e etikes së punës si bazë për shkarkim. E rrezikimi i shëndetit publik dhe manipulimi me tendera milionësh për Gjyakytën Kushtetuese nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur serish kohën që iu dashtë Kushtetueses për këtë vendim.

“Një vjet e katër muaj i janë dashur Gjykatës Kushtetuese ta sjell vendimin për Byronë, ende të papulikuar e të paqartë. Uroj që nuk do t`i duhet 4 muaj tjetër që ta publikoj aktgjykimin”, është shprehur ai.

Kurti ka kërkua nga Ministria e Dretësisë që menjëherë të fillon punon për ndryshimin e këtij ligji.

“Ndërkohë kërkoj nga MD që menjëherë të filloj me ndryshimet dhe të procedoj me urgjencë në qeveri. Drejtësia duhet të bëhet, drejtësi duhet të ketë, drejtësi do të këtë”, ka thënë Kurti.

Në këtë fjalim, Kurti ka folur relativisht gjatë në lidhje me takimin në Bruksel me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, i cili takim u realizua në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kurti ka treguar se pse i paraqiti tri kërkesat e tij në Bruksel. Megjithatë, Kurti theksoi se Vuçiqi nuk ishte i gatshëm të respektonte asnjërën.

“Ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë që në fakt janë mburojë për vetë marrëveshjen bazike, e cila është në sulm të vazhdueshëm nga Serbia. Presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm ta respektojë asnjërën, pra as të nënshkruajë marrëveshjen, as të tërheqë letrën për refuzimin e saj, por as të dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq. Ne jemi për dialog për normalizim dhe duam normalizim të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë. Kjo bëhet me pranim të tërësishëm të marrëveshjes që e kemi arritur dhe me zbatim të tërësishëm të saj” – ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit