19.7 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Rrëzimi i Byrosë, Kajtazi godet Haxhiun: Me ish-zyrtar të UDB-së po tenton konfiskimin e pasurisë

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për çështjen e Ligjit për Byronë për Konfiskimit e Pasurisë, i cili sot është rrëzuar nga Kushtetuesja.

Ai ia ka rikujtuar ministres se në krye të kësaj boreje ka vendosur ish-zyrtar të UDB-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se Enver Krasniqi, ushtruesi i detyrës së Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim te Pasurisë së Paligjshme, ka qenë shef i UDB-se në Klinë.

“Albulena Haxhiu ka mendu se ben ligje antikushtetuese dhe ua dergon ne shpi zyrtarin e UDB-se, Enver Krasniqi me ju kerku llogari njerezve per pasurine e tyre njesoj siç ka shkuar ky zyrtar neper shtepi te njerezve ne kohen e Milosheviqit. Jo zonje, kane nderru koherat ndonese krah te djathte e ke UDB-ashin qe ka torturuar patriotin, Kole Berisha. Ky ne krahun e majte te ministres se Drejtesise, eshte Enver Krasniqi, i përzgjedhuri i Albulena Haxhiut per ud drejtor te Agjencise per Sekuestrim dhe Konfiskim te Pasurise se paligjshme, i cili ka qene shef i UDB-se në Klinë, ka burgosur dhe torturuar patriotin Kole Berisha. Albulena ka shkarkuar nga detyra, Rrahim Ramen, nje i burgosur politik dhe patriot per ta emetuar nje zyrtar te UDB-se ne ate pozite”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit