23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Rrezikonin pushuesit – 20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil, Policia: 11 persona të shpëtuar në det

- Advertisement -

Nga Velipoja në Ksamil, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare e Shqipërisë po vijojnë monitorimet në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore për sigurinë detare.

Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, mes tyre 8 mjete që rrezikonin pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë. Drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, falë ndërhyrjeve të shpejta në 8 raste emergjente, janë shpëtuar në det 11 shtetas, vendas dhe të huaj, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve teknike.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit detar dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Të ngjashme

Të fundit