Egli Tako ka përjetuar një moment të sikletshëm me Gjestin derisa po flinin bashkë në Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për një nishan që ajo ka në njërën nga këmbët, për të cilin banori nga Kosova u shpreh se ka qenë ‘gjëja më e shpifur që ka parë’.
Egli e përjetoi keq dhe qau nga kjo, derisa ka tentuar edhe për një gjë të pakuptimtë.
Derisa po fliste me Gjestin ka treguar se nishanin ka tentuar që ta pres, pasi nuk ndihej mirë.
“E di çfarë kam bërë unë këtu masakër, nga nervat se çfarë më bëre ti”, i është drejtuar ajo.
Kush të ka thënë të bësh masakër”, i tha banori nga ana tjetër.
Gjesti i kërkoi falje pas gjithë kësaj dhe ata tani janë pajtuar me njëri-tjetrin.