8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Rrezik që të kryejë krime”, Specialja i refuzon kërkesën Jakup Krasniqit që të lirohet për dy javë

- Advertisement -

Javë më parë, mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje, për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga Trupi Gjykues në Hagë. Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Teve1.info, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.

Siç thotë ajo, marrë parasysh se mbrojtjes së Krasniqit tashmë i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve, për këtë arsye duhet të shmanget rreziku “i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve”.

Sipas Griep, Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se vazhdon ende rreziku që Krasniqi të kryejë krime “kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së”.

“Trupi gjykues me vendimin e datës 17 korrik 2023, refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z. Krasniqi. Në arsyetimin e tij, Trupi gjykues thekson faktin se gjykimi në këtë rast ka filluar, se mbrojtjes së Krasniqit i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve të ndjeshëm, dhe se për këtë arsye duhet të shmanget çdo rrezik i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve. Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin dhe/ose duhet të paraqiten para Gjykatës Speciale”, deklaroi Griep.

“Paneli konstatoi se vetëm në kuadër të monitorimit të komunikimit, që zbatohet në ndërtesën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen në atë mënyrë që do të zbuste rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme si dhe arratinë, duke ardhur në përfundim se lirimi i përkohshëm, i kufizuar prej dy javësh nuk do ta ndryshonte këtë konstatim”, potencohet tutje në përgjigjen e DHSK-së.

Përmes një kërkese, Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kishte thënë se i mbrojturi i saj është në paraburgim që 2 vite e 8 muaj e që konsiderohet si një periudhë mjaft e gjatë dhe se i njëjti nuk paraqet rrezik për t’u arratisur e as për të penguar në procedurat gjyqësore.

Gjykimi ndaj Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka filluar më 3 prill 2023.

Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit