16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Rrezik nga incesti, ku mbetet familja”, Rrahmani i VV-së tregon pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, në emisionin “Debat Plus”, po diskutohet për ligjet problematike të pushtetit, siç është projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar dhe Projekt-kodi Civil, ka treguar se pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizuaes.

“Një njërën prej neneve thuhet se fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejte edhe e gruas së pamartuar. E dyta është thotë se të drejtën e kanë edhe gratë e pamartuara mbi moshën 18 vjeç dhe pika e tretë e cila është shumë problematike thotë se çdo burrë mbi moshën 23 vjeç ka të drejtë të sterilizimit pa lejen e komisionin shëndetësor. Këto tri pika janë ne i kemi kundërshtuar si deputetë”, ka thënë Emani.

Emani bëri em dije se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë t’i largojë nenet me të cilat nuk pajtojnë.

Me tej deputeti i VV-së ka thënë se është kundër akti projektligji pasi ka rrezik të incestit në të ardhmen.

“Ajo për çfarë unë mendoj janë të dëmshme dhe nuk i kontribuojnë shoqërisë është se për shkak se kemi pa procese të tilla që kanë prish familjen dhe kanë qenë të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi. Me këtë ligj të ri që po provohet të kalohet iu mundësohet një vajze 18 vjeçare përmes një donacione që nuk dihet as kush është dhe as nga vjen. Përmes spermazodite të atij donatori një vajzë 18 vjeç të kryej procesin e fertilizmit dhe të lindë fëmijën, cilit pamundësohet edhe ligjërisht ta njohe kush është baba apo prindi.

Kjo ndikon që të ardhme kjo ndikon që të kemi inceste, pasi ne jemi një vend shumë i vogël. Edhe natyrisht një fëmijë i lindur në këtë mënyrë, dhuruesi nëse ka qenë prej Kosovës mund të ketë familjen me gruan dhe që ka fëmije të tjerë dhe këta dy mund të takohet dhe të miratohen. Dhe ka raste se dhuruesit janë të njëjtë, pasi dhuruesit janë të njëjtë. Zakonisht dhuruesit janë të njëjtë kemi raste ne media ku në Holanda ka lind mbi 400 fëmijë kanë lind prej një dhuruesit, nëse ndodhë kjo në Kosovë, atëherë detyrimisht i dërgojmë drejt incestit”, ka shtuar Emani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit