Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar një ditë dinamike të fushatës duke vizituar Vushtrrinë, Prishtinën, Kaçanikun, Hanin e Elezit dhe Malishevën. Ajo theksoi rëndësinë e këtyre vendbanimeve si qendra të ndryshimit dhe shpresës për të ardhmen.
“Dikush mund t’i shohë si ‘cep’-e, por për mua dhe LDK-në janë qendra të ndryshimit. Rrugët tona nuk janë të ndara – janë të bashkuara për të ecur përpara,” deklaroi Krasniqi.
Ajo falënderoi veçanërisht kryetarin e nëndegës, Fatmir Ademaj, si dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga kjo zonë, Fetah Rudin dhe Fatmir Kastratin, për angazhimin e tyre në promovimin e një vizioni të përbashkët për ndryshim.
Krasniqi përmbylli ditën e saj të fushatës në Malishevë, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin vizionin e LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.