-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Rrezarta Krasniqi: Qeveria Kurti përgjegjëse për vonesat në marrjen e Statusit të Kandidatit për BE

- Advertisement -

 

Kandidatja për deputete, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si pengesë kryesore për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Në një deklaratë për KlanKosova, Krasniqi theksoi se vonesat në marrjen e Statusit të Kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë rezultat i obligimeve të papërmbushura nga ana e qeverisë aktuale.

“Nuk ka Status të Kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së dhe merr Raporte të Progresit negative, si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë,” deklaroi ajo, duke e shoqëruar komentin me një apel për ndryshim.

Krasniqi potencoi se raporti i fundit i progresit nga BE-ja për Kosovën reflekton dështime të shumta në qeverisjen e vendit dhe bëri thirrje për veprime konkrete për të ndryshuar këtë situatë.

“Ndryshimi është i domosdoshëm,” përfundoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit të performancës institucionale për të garantuar të ardhmen evropiane të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit