Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së me numër 36, Rrezarta Krasniqi, ka qendruar të shtunën në Mitrovicë, tek familja e mikeshës së saj, Majlindës.
Krasniqi ka thënë pas 9 shkurtit jeta për të gjitha gratë e Kosovës do të ndryshojë për të mirë
“Në konak te Majlinda, shoqja ime. Shumë familjare dhe mikesha të Majlindës kishin ardhur për të na pritur mua, Fatbardhën dhe Anitën, kandidate për deputete dhe kolege nga Mitrovica. Ishte nder dhe kënaqësi për ne të flasim e të çajmë hallet e shoqërisë sonë me këto gra që mezi presin ndryshim në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Iu premtuam se pas 9 shkurtit jeta për të gjitha gratë e Kosovës do të ndryshojë për të mirë. Falënderuam nga zemra Majlinda Krasniqi dhe gratë tjera për mikpritjen”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.