30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Rrezarta Krasniqi: Dy njohjet e Gërvallës nuk janë meritë e kësaj qeverie, mospranimi në KiE është dështim historik diplomatik

- Advertisement -

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot u mburr me dy njohje të reja gjatë mandatit të kësaj qeverie.

Sipas Krasniqit, asnjëra prej këtyre njohjeve nuk është rezultat i punës së ekzekutivit aktual, ndërsa pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është përkeqësuar ndjeshëm.

Ajo theksoi se Kosova ndodhet nën sanksione nga partnerët perëndimorë, marrëdhëniet me aleatët kryesorë janë të acaruara, nuk ka pasur asnjë hap të madh drejt integrimit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha është shënuar dështimi më i madh diplomatik i viteve të fundit, mospranimi në Këshillin e Evropës.

Krasniqi e cilësoi këtë si një “shans historik të humbur” për vendin, duke fajësuar drejtpërdrejt ministren Gërvalla dhe kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjësi, mungesë koordinimi dhe prishje të raporteve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky nuk është sukses diplomatik, ky është dështim historik në përfaqësimin e vendit”, deklaroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit