Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot u mburr me dy njohje të reja gjatë mandatit të kësaj qeverie.
Sipas Krasniqit, asnjëra prej këtyre njohjeve nuk është rezultat i punës së ekzekutivit aktual, ndërsa pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është përkeqësuar ndjeshëm.