-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Rreth gjysmë milion njerëz pa rrymë në Kanada pas goditjes së prodhimit të hidrocentraleve

- Advertisement -

Rreth 490 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike të martën në Quebec të Kanadasë pasi hidrocentrali i dytë më i madh i këtij vendi ka pësuar humbje të prodhimit, raportoi Reuters.

Ndërmarrja Hydro-Quebec ka njoftuar se humbja e prodhimit në disa grupe gjeneratorësh turbinash në një hidrocentral, ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë për rreth 11 për qind të 4.5 milionë klientëve në të gjithë Quebec.

Hydro-Quebec ka shtuar se po hetonte shkakun e ndërprerjes në fabrikë dhe po përpiqet të rivendosë shërbimin për klientët, duke i furnizuar ata përmes linjave të tjera të transmetimit.

“Ekipet tona po hetojnë shkakun e kësaj humbjeje të prodhimit”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit