Rreth 98 përqind të votave të numëruara, Tisza e Peter Magyar siguron 138 ulëse, Orban vetëm 55

- Advertisement -

Në zgjedhjet parlamentare në Hungari, me 97.35% të votave të numëruara, rezultatet tregojnë një fitore të qartë dhe të thellë të Tisza Party në krye me Peter Magyar.

Sipas rezultateve kur kanë mbetur vetëm edhe 2.65% pa u numëruar, kryeson:

Tisza Party: 138 ulëse (69.35%)

Fidesz – KDNP: 55 ulëse (27.64%)

Mi Hazánk Mozgalom: 6 ulëse (3.02%)

Partia Fidesz, e kryeministrit Viktor Orbán, mbetet në vendin e dytë me një diferencë të thellë ndaj opozitës.

Me këto rezultate, Tisza Party siguron shumicë të rehatshme në parlamentin 138 prej 199 ulësesh, duke konsoliduar kontrollin e legjislativit në këtë fazë përfundimtare të numërimit.

Të ngjashme

Të fundit