8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rreth 9 mijë fëmijë do evakuohen nga Bolgorodi, Rusia fajëson Ukrainën për sulme ajrore

- Advertisement -

Rreth 9000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti rus i Belgorodit dhe rajoni më i gjerë pas bombardimeve për të cilat autoritetet fajësojnë Ukrainën.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet e fundit, ndërsa një pjesë e rajonit – që kufizohet me Ukrainën – ishte pa energji elektrike, përcjell klankosova.tv.

Ai shtoi se gjithsej 16 persona janë vrarë dhe 98 janë plagosur këtë javë. Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi sulmet me raketa detyruan mbylljen e të gjithë qytetit.

Studentët në Belgorod u urdhëruan të mos shkonin në shkollë të hënën dhe të martën. Qendrat tregtare në Belgorod u mbyllën gjithashtu të dielën dhe të hënën.

Urdhri i ri i evakuimit prek disa fshatra në qytetin e Belgorodit dhe disa fshatra në pjesë të tjera të rajonit, tha politikani rus, Gladkov në një mbledhje të partisë Rusia e Bashkuar e Kremlinit.

Grupi i parë prej 1200 fëmijëve do të evakuohet të premten, u bë e ditur, përcjell klankosova.tv.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj rrëzuan atë që thuhet se ishin nëntë predha ukrainase mbi Belgorod të martën.

Ajo më vonë shtoi se kishte shkatërruar dy grupe të “diversantëve” ukrainas në sulmet parandaluese pranë kufirit me rajonet Belgorod dhe Kursk.

Ndërkohë, zonat kufitare të Ukrainës kanë vazhduar të raportojnë sulme ruse, duke kërkuar evakuime atje.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet në rajonin verilindor Sumy thanë se më shumë se 150 njerëz ishin detyruar të largoheshin për shkak të bombardimeve të intensifikuara.

Kryebashkiaku i Bilopil, një fshat në Sumy, sugjeroi të martën se situata mbeti e njëjtë dhe theksoi dy shpërthime të tjera.

“Një objekt kritik i infrastrukturës është goditur”, tha Yuriy Zarko për mediat ukrainase, raporton BBC.

”Shtëpitë e banorëve vendas janë dëmtuar gjithashtu”.

Ai vazhdoi utje se “nuk ka të dhëna për të lënduar apo të vdekur. Shkalla e shkatërrimit është duke u sqaruar”.

Kievi nuk ka komentuar për valën e fundit të sulmeve në Belgorod.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit