25.5 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Rreth 8 500 vdekje civile janë konfirmuar në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë, thotë OKB

- Advertisement -

Afro 8 500 civilë konfirmohet se janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, tha në një deklaratë të hënën Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), raporton CNN.

Kjo organizatë po ashtu u shpreh se kishte regjistruar 22 mijë e 734 viktima civile në Ukrainë nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 deri më 9 prill 2023 – me 8,490 civilë të vrarë dhe 14,244 të plagosur.

Shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshëm më të larta”, paralajmëroi OHCHR, sepse informacionet nga disa lokacione të vijës së parë si Mariupol dhe Severodonetsk ishin vonuar, me shumë raporte në pritje të vërtetimit.

Shumica e vdekjeve të konfirmuara të civilëve ndodhën në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase që është nën sulm nga Rusia, me 3,927 të vrarë në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë përjetuar disa nga betejat më të përgjakshme në luftë deri më tani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit