Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera.
Numri i madh i qytetarëve dhe automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa, sidomos në drejtim të territorit shqiptar.Vetëm në pikën kufitare të Morinës, nga ora e mëngjesit deri në mesditë, kanë hyrë mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova me rreth 19 mijë automjete.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të mjeteve që shtriheshin deri në thellësi të territorit të Kosovës.
Fluks i lartë është regjistruar edhe në jug të vendit.