22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Rreth 400 mijë euro investime për pajisje shëndetësore në kryeqytet

- Advertisement -

Gjatë këtij viti në shëndetësinë e komunës së Prishtinës janë investuar rreth 400 mijë euro në pajisje mjekësore, prej të cilave 350 mijë euro për kujdesin parësor shëndetësor dhe mbi 50 mijë për urgjencën e kryeqytetit, bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në intervistë për Ekonomia Online.

“Janë pajisje të reja për kujdesin parësor shëndetësor. I kemi pasur tre mamografe, tani kemi katër. Deri tani kemi pasur gjashtë ultrazëra. Tash i kemi shtuar edhe tre ultrazëra. Po ashtu edhe dy karrige stomatologjike, pastaj kemi blerë pajisje për funksionalizimin komplet të fizioterapisë si dhe pajisje laboratorike”, tha Sadiku.

Ai tha se të gjitha këto pajisje janë gradualisht duke u shpërndarë në qendrat e mjekësisë familjare me qëllim që shërbimet, të cilat i ofrojnë të jenë më të avancuara dhe më cilësore për qytetarët e Prishtinës.

“Tashmë vetëm po e rrisim numrin e pajisjeve, duke pasur parasysh që nevoja ka qenë shumë e madhe. Po i ripërtërijmë edhe ato ekzistuese. Niveli i furnizimit është dukshëm më i mirë se para tri vjetësh”, tha për EO, Sadiku.

 

Të ngjashme

Të fundit