5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rreth 35 të vdekur nga reshjet e papritura të borës dhe shiut në Pakistan

- Advertisement -

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës kanë goditur zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

22 fëmijë janë midis viktimave, shumë prej të cilëve i ka zënë rrëshqitja e dheut, thanë autoritetet, shkruan BBC.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi.

Ekspertët u befasuan nga bora pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në mars.

Mushtaq Ali Shah, ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se një stuhi e lehtë breshëri që zgjat “për disa çaste” nuk do të ishte aq befasuese, por është e pazakontë që kjo të vazhdojë për mbi 30 minuta.

Girls walk along a snow laden street in Kalam on March 4, 2024

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit