Rreth 30 infermierë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF në Malishevë nuk kanë marrë pagat e tyre tash e tre muaj për punën e tyre.
Siç merr vesh Klan Kosova, pagat e infermierëve kalojnë nga një kompani, e cila merret me pagesat përmes komunës.
Por, Komuna e Malishevës nuk dihet nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim.
Infermierët kanë treguar se kjo situatë po vazhdon prej rreth katër vitesh, ku si arsye jepet mungesa e buxhetit për shkak të punimeve në këtë komunë.






