Deri në orën 15:00, dalja në zgjedhje është 20.78%.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
”Duke u mbështetur në të dhënat preliminare, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është 273 mijë votues apo 20.78%. 333 mijë kishin votuar në rundin e parë, apo 25%”, tha ai.






