13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rreth 250 shtëpi në fshatin Kabash të mbyllura, banorët lëshuan Kosovën

- Advertisement -

Tingujt e kambanës dëgjohen, por në orën 12:00 askush nuk iu përgjigj thirrjes për lutje. Disa metra më tutje, vetëm një orë më vonë dëgjohet edhe ezani i thirrur nga hoxha, por edhe thirrjes së tij iu përgjigjën pak persona.

Fe të ndryshme por banorët e fshatit Kabash të Vitisë përveç nacionalitetit kanë edhe diçka tjetër të ngjashme, dëshirën për ikjen nga vendi.

Nga afro 500 shtëpi sa janë, gjysmës së tyre u është vënë dryni.

Ato shihen të mbyllura edhe në stinën e verës, kur mërgimtarët preferojnë që pushimet të i kalojnë në vendlindje.

Marjan Markut nga ky fshat nga 8 fëmijët vetëm një i mbeti në shtëpi, e pse ndodhi kjo, i tregon arsyet.

Marku tregon se në fshatin e tij interesimi për ta lënë Kosovën është i madh.

Përkundër dëshirës për t’u larguar nga vendi, simbolet kombëtare nuk mungojnë në qendër të këtij fshati.

Por, as kjo nuk ndaloi 20 familjarët e Haqif Hasanit të largohen nga vendi.

Ngjashëm për nipin e tij që i gjendet jashtë vendit mendon edhe ky banor.

Se komunën e Vitisë e ka prekur vala e largimit të qytetarëve nga vendi e thotë edhe kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.

Haliti tregon se tashmë kanë filluar ankesat për mungesë të fuqisë punëtore.

Lidhur me numrin e personave që kanë lënë vendin në vitin 2022, T7 ka dërguar pyetje në ASK, por ata nuk dhanë përgjigje gjatë së martës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit