Që nga fillimi i luftës gati 24,000 qytetarë amerikanë janë kthyer shëndoshë e mirë nga Lindja e Mesme në Shtetet e Bashkuara.
Kështu ka deklaruar një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Disa fluturime kanë kthyer shëndoshë e mirë qindra amerikanë në Shtetet e Bashkuara me fluturime shtesë të planifikuara të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, sipas kushteve të sigurisë”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike Globale, Dylan Johnson.
Johnson shton se shifra prej 24,000 nuk përfshin amerikanët që janë zhvendosur shëndoshë e mirë në vende të tjera ose janë aktualisht në tranzit.
Trumpi tha më parë se mijëra amerikanë po zhvendosen “në heshtje, por pa probleme” nga Lindja e Mesme.






