-8.6 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Rreth 22% e familjeve kosovare shpenzojnë 10% ose më shumë të shpenzimeve mesatare mujore për faturat e energjisë

- Advertisement -

Rritja e çmimeve të energjisë ka përkeqësuar ndjeshëm koston e jetesës për familjet kosovare. Sipas raportit të Bankës Botërore, “Raporti i Vendit për Klimën dhe Zhvillimin”, shumë prej këtyre familjeve përballen me sfida të mëdha për të plotësuar nevojat bazë të konsumit energjetik, duke ndarë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për të paguar faturat e larta të energjisë.

Raporti nënvizon se intensiteti i lartë energjetik në Kosovë – që mat sasinë e energjisë të nevojshme për të prodhuar një njësi të prodhimit ekonomik – e bën vendin më të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve të energjisë.

Kjo shton barrën ekonomike për shumë familje dhe ndikon negativisht në mundësinë e tyre për të përballuar shpenzimet e tjera jetësore.

Sipas raportit, rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mujore për faturat e energjisë, duke kaluar pragun që zakonisht përdoret për të përcaktuar varfërinë energjetike.

Si pasojë, mbi 40 për qind e familjeve nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta gjatë muajve të dimrit.

“Rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mesatare mujore për faturat e energjisë, një prag tipik për varfërinë energjetike, dhe më shumë se 40 për qind të tjera nuk arrijnë t’i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta.” – thuhet mes tjerash në raport.

Kjo situatë prek veçanërisht shtresat e cenueshme të popullsisë, duke thelluar pabarazitë sociale dhe duke përkeqësuar kushtet e jetesës, në veçanti ata me të ardhura të ulëta, thuhet mes tjerash në raport.

Sipas raportit, të ardhurat e ulëta, përqindje e lartë e të ardhurave të disponueshme të shpenzuara për energji dhe mungesa e efikasitetit energjetik janë shkaktarët kryesor të varfërisë energjetike.

“Kjo varfëri energjetike shkaktohet nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë të ardhurat e ulëta, një përqindje të lartë të të ardhurave të disponueshme të shpenzuara për energji dhe efikasitetin e ulët energjetik, veçanërisht në sektorin e ndërtesave.” – thuhet në raport.

Çdo iniciativë për dekarbonizim që mund të çojë në rritje të çmimeve të energjisë “duhet të shoqërohet me masa të synuara për të mbrojtur më të cenueshmit”, vlerëson raporti.

Kriza e çmimeve të energjisë

Sistemi i energjisë i Kosovës përjetoi presion të lart për shkak të rritjes së kërkesës për energji elektrike, duke rritur kështu në nevojën për importe të shtrenjta të energjisë elektrike, sipas raportit “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031.

Sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2022, çmimi i energjisë elektrike për familjet arriti nivelet më të larta në vitet e fundit.

Për t’u ballafaquar me krizën, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi së fundmi për procesimin e subvencionit të energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht kritereve rigoroze për të qenë përfitues i subvencionit, ku një familje katër anëtarëshe duhet të ketë të ardhura mujore më pak se 600 euro, të paktën 72 mijë familje arritën të plotësojnë kushtet, duke shënuar një nga treguesit më të drejtpërdrejtë të gjendjes së rëndë financiare të qindra mijëra familjeve në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit