Sot 120 mijë persona llogaritet se e kanë falur namazin e Bajramit në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem.
Departamenti Islamik i Endowmentit në Al-Quds, që është emri arab i Jerusalemit, njoftoi se 120 mijë njerëz u lutën në këtë kompleks të xhamisë, i cili është vendi i tretë më i shenjtë i besimtarëve myslimanë.
Anadoly Agency raportoi se dhjetëra mijëra njerëz ishin në al-Aqsa për të shënuar një nga festat më të rëndësishme të myslimanëve.
Mediat palestineze pohojnë se as ky mëngjes nuk ka kaluar pa probleme d.m.th. anëtarët e forcave izraelite të sigurisë rrahën me shkopinj disa nga ata që donin të hynin në kompleksin e ndërtesës së shenjtë.
Nga ana tjetër, ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit njoftoi se ishte një grup i vogël i atyre që shkaktuan probleme, duke përdhosur vendin e shenjtë dhe duke nxitur, siç deklaruan, terrorizëm.