11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rreth 10 miliardë euro kapital në banesa dhe shtëpi të pabanuara në Kosovë

- Advertisement -

1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë ka Kosova, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Prej tyre, 795 mijë e 46 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 janë femra. Këto të dhëna preliminare i ka prezantuar sot Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministra, kryetarë komunash dhe ambasadorë.

Pos kësaj, ASK-ja ka publikuar edhe një raport për banesat dhe shtëpitë e regjistruara në Kosovë. Numri i banesave është 560 mijë, ndërsa numri i ekonomive familjare është 353 mijë, dhe numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banorë.

Në raportin e publikuar, të cilin e ka parë Demokracia, shihet se 186 mijë shtëpi e banesa në Kosovë janë të pabanuara. Nëse një shtëpi/banesë kushton 50 mijë euro, atëherë i bie që për to janë shpenzuar rreth 10 miliardë euro. Pra, 10 miliardë euro për banesa e shtëpi pa asnjë banor.

Në Prishtinë, 30 përqind e banesave-shtëpive të regjistruara janë të pabanuara, ose 27,194, nga gjithsej 61,336 sosh.

Më poshtë mund të shihni shtëpitë-banesat e pabanuara në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit