-1.5 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Rrëqeth Dervishaj: Nuk e harroj kurrë atë ditë të tmerrshme, ku Reçaku u mbush me dhimbje e pamje të nënave që mbanin fëmijët e tyre në krahë për t’i shpëtuar

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga diaspora nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 77, Shahin Dervishaj, ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai ka thënë se atë ditë të tmerrshmë e mban mend  e nuk i harron pamjet kur fytyrat e nënave që mbanin fëmijt e tyre në krah për t’i shpëtuar.

“26 vite nga masakra e Reçakut, gjenocidi i ushtrisë serbe që ktheu sytë e botës nga Kosova. Mbaj mend se atë ditë të tmerrshme, ku Reçaku u mbush me dhimbje, nuk harrohen pamjet e nënave që mbanin fëmijët e tyre në krahë për t’i shpëtuar, nuk harrohet e as nuk shërohet kurr dhimbja e atyre fëmijëve që panë prindërit e tyre duke u vrarë e që nuk mund të bënin asgjë.  Ai tmerr që ata përjetuan është i pashlyeshëm. Reçaku na e kujton çdo vit se liria nuk erdhi pa çmim, dhe çdo sakrificë ka lënë pas një plagë të thellë. E sot, kur kthejmë kokën mbrapa e shikojmë pas, jemi dëshmitarë të humbjeve të mëdha, por gjithashtu të një populli të pamposhtur”, ka shkruar Dervishaj.

Tutje theksoi se nuk duhet të harrojmë që liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi dhimbjen dhe sakrificën e tyre.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit