11.2 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Rrëmbimi i serbit në Leposaviq nga xhandarmëria e Serbisë, intervistohet një i dyshuar

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se në lidhje me rastin e dyshuar të plagosjes dhe rrëmbimit të një shtetasi serb në afërsi të Leposaviqit, është marrë në pyetje një person i afërt me viktimën.

“Konfirmojmë se është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti po hetohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka bërë të ditur zëdhënësi I Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për klankosova.

Shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb me iniciale M.V., dyshohet se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës kishte ndodhur të shtunën më 1 nëntor dhe për të njëjtin është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

 

Të ngjashme

Të fundit