Gjatë ditës së djeshme, saktësisht rreth orës 12:30, një 16-vjeçar me inicialet E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.
Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët janë duke u marrë në pyetje.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Sipas tij të dyshuarit gjenden në stacionin policor.
“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Kaq mund të ndajmë informata për momentin”, ka thënë Nikçi.