12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Rrëmbehet zyrtari i Bankës Qendrore në Libi, pezullohen të gjitha operacionet

- Advertisement -

Banka Qendrore e Libisë njoftoi sot pezullimin e të gjitha veprimeve të saj pas rrëmbimit të një prej zyrtarëve të saj në kryeqytetin Tripoli. Mossab Msalem, kreu i departamentit të IT të bankës qendrore, u “rrëmbye nga një grup i panjohur para shtëpisë së tij”, tha banka në një deklaratë në faqen e saj në Facebook.

Banka qendrore tha se kishte “pezulluar të gjitha procedurat e saj” deri në lirimin e Msalem. Ajo denoncoi kërcënimet për rrëmbim ndaj punonjësve të tjerë, duke folur për “grupe të jashtëligjshme” që kërcënojnë sigurinë e punonjësve dhe funksionimin e rregullt të sektorit bankar.

Rrëmbimi i zyrtarit të bankës qendrore vjen një javë pas tubimit në të cilin morën pjesë njerëz të armatosur, përpara selisë së bankës në Tripoli, duke kërkuar shkarkimin e guvernatorit, Sedik el Kebir. Ky i fundit, i cili është në këtë pozicion nga viti 2022, kritikohet për menaxhimin e buxhetit dhe të ardhurave nga nafta në vendin e pasur me hidrokarbure.
Në një takim që pati të martën me ambasadorin amerikan dhe të dërguarin special në Libi, Richard Norland, komandanti kishte folur për “kërcënime në rritje ndaj sigurisë” së institucionit dhe punonjësve të tij.

Libia është zhytur në kaos që nga rënia dhe vdekja e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e unitetit kombëtar të Abdelhamid Dbeiba, me qendër në Libinë perëndimore dhe e njohur nga OKB-ja, po përballet me formacionin e mbështetur nga Marshalli Khalifa Haftar në lindje të vendit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit