19.7 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Rregulla të reja për shtetësinë në ShBA, një projektligj synon ndalimin e përkthyesve në testim

- Advertisement -

Një propozim i ri i republikanëve në SHBA përjashton njerëzit që nuk dinë të flasin anglisht nga dhënia e testit për marrjen e shtetësisë amerikane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, përfaqësuesi i republikanëve, Randy Fine planifikon të paraqesë këtë projektligj, i cili synon që testi për marrjen e shtetësisë të jepet tërësisht në anglisht.

Provimi i marrjes së shtetësisë amerikane ka disa komponentë të ndryshëm.

Ndërsa shumica e pyetjeve janë vetëm në anglisht, testi i edukatës qytetare, në të cilin aplikantit i bëhen 10 nga 100 pyetje të mundshme mbi historinë dhe qeverinë e SHBA-së, aktualisht mund të jepet në gjuhë të tjera, me kusht që të përmbushen kritere të caktuara.

Projektligji i Fine do të eliminonte këto përjashtime.

“Fakti që aplikantët për shtetësi amerikane aktualisht mund të përdorin një përkthyes për të dhënë testin e natyralizimit minon idenë e asimilimit në kulturën amerikane. Nëse doni të jetoni në një vend anglishtfolës, duhet të jeni në gjendje të flisni anglisht dhe pikë”, tha Fine për Fox News Digital.

Ligji aktual thotë se personat 50 vjeç e lart që kanë jetuar në SHBA si banor i përhershëm për të paktën 20 vjet lejohen të japin pjesën e qytetarisë në një gjuhë tjetër.

Personat 55 vjeç e lart që kanë qenë banor i përhershëm i SHBA-së për të paktën 15 vjet kanë të njëjtin përjashtim.

Të dy grupet e njerëzve kërkohet të sjellin një përkthyes që flet rrjedhshëm anglisht dhe gjuhën e tyre amtare në provim.

Kjo synohet të hiqet me këtë projektligj. Megjithatë, projektligji ka të ngjarë të hasë në kundërshtim nga grupet e avokatisë së emigrantëve.

Propozimi i Fine vjen pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në mars duke e emëruar anglishten si gjuhën zyrtare të vendit.

Të ngjashme

Të fundit