0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Rrëfimi mes lotësh i Zonjës së Parë të Ukrainës: Frikësohem nëse djali im do të kthehet nga shkolla i sigurt

- Advertisement -

Zonja e parë e Ukrainës tha se ajo dhe burri i saj Volodymyr Zelensky po përpiqen të sigurohen që dy fëmijët e tyre “të mos shqetësohen për ta.”

“Ndjej se po bëjmë gjënë e duhur. Detyra ime është t’i mbaj ata të sigurt”, tha ajo.

Por ajo tha se ndërsa intervista po zhvillohej, u dëgjuan sirenat e alarmit në Kiev. “Në këtë moment, djali im po del nga shkolla dhe po shkon në shtëpi. Dhe tani jam e shqetësuar nëse djali im do të kthehet në shtëpi i sigurt”, tha ajo.

E pyetur nëse presidenti rus Vladimir Putin ka ndërgjegje apo është “thjesht një përbindësh”, zonja Zelenska u përgjigj: “E dyta”.

Ajo tha se nuk ka asnjë mesazh për liderin rus, duke shpjeguar: “Unë do të tregohem shumë e sinqertë me ju. Nuk dua të flas drejtpërdrejt me të, kurrë. Nuk dua të jem në atë situatë”.

Zonja e parë e Ukrainës ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku është takuar me bashkëshorten e Mbretit Charles.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit