Një student indian mbijetoi vetëm duke u ushqyer me pluhur proteinash dhe duke shkrirë ujin e borës teksa qendronte i bllokuar në qytetin e tij Sumy në Ukrainën veriore për ditë të tëra.
Sumy prej ditësh ka rënë pre e sulmeve ruse.
Studenti 24-vjeçar nuk kishte ushqim për të ngrënë për katër deri në pesë ditë, përveç proteinës pluhur, që në jetën e tij para pushtimit rus e përdorte për të tonifikuar trupin gjatë palestrës.
24-vjeçari tha se ai dhe shokët e tij kishin mbetur pa ujë dhe e vetmja mënyrë që ata kishin ishte të shkrini dëborën.