16.7 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Rrëfimi i shqiptares që është drejtoreshë e Shëndetit Publik në Uells të Britanisë

- Advertisement -

E ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova  ishte drejtoresha ekzekutive për Shëndetin Publik në Uells, Dr. Ardiana Gjini, e cila ka prejardhje nga Gjakova.

Gjini dha detaje interesante nga puna e jashtëzakonshme që ajo bën, ku tha se në kuadër të bordit shëndetësor, kanë 1.3 miliardë funte buxhet në vit që i shpenzojnë.

“Tre borde të shtetit janë, që i kemi në konstituimin tonë tetë spitale, ku katër janë spitale regjionale, kurse katër të tjera katër janë lokale”.

“Është bord shëndetësor ku i kemi 1.3 bilion funte buxhet në vit që i shpenzojmë. Jemi vetëm gjashtë anëtarë të bordit me të drejtë vote”, tha ajo në “Oxygen”, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo dha detaje se si ka nisur studimet në shkallën Master, ku tha se sa ishte në Kosovë gjatë viteve 1999-2000, kur punonte me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ata e financuan për t’i kryer studimet nga distanca në fushën e epidemiologjisë.

Të ngjashme

Të fundit