15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Rrëfimi i Rexhep Gjergjit: Deklarata e UÇK-së për ngjarjet në Prekaz ishte e pavend, më kërcënuan pas kritikës që bëra

- Advertisement -

Njëri ndër bashkëthemeluesit e LDK-së, Rexhep Gjergji, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si e kishte kritikuar UÇK-në në një intervistë për “Zërin e Amerikës” me datën 6 mars të vitit 1998, kur po sulmohej familja Jashari në Prekaz.

Gjergji thotë se kishte qenë afër Prekazit ato ditë së bashku me ish-aktivistin tjetër të LDK-së, Basri Musmurati dhe kishte parë makinerinë me të cilën po sulmoheshin Jasharët. Gjergji shton se prania ushtarake dhe policore rreth gjithë rajonit ishte shumë e madhe dhe dallohej se diçka po ndodhte. Ai tregon se kur ishte kthyer në Prishtinë ishte pritur nga zyrtarë amerikanë që e kishin pyetur për informacione rreth asaj që po ndodhte në Prekaz.

Kur kemi ardhur në Prishtinë kemi biseduar me përfaqësues amerikanë. Kemi treguar se ka aksione dhe njësitet ushtarake ishin me tenka e autoblinde. Ai u çudit. Pasi në kushtetutën e atëhershme ushtria përdorej vetëm në veprime të jashtme jo të brendshme. Ai më pyeti se a është e sigurt. Ne shkuam në vendin e ngjarjes që të siguroheshim. Andaj edhe dinim informata”, tregon Gjergji.

Tutje ai flet se si e kritikoi UÇK-në për komunikatën e lëshuar më 6 mars të vitit 1998 dhe kërcënimet që i kishin ardhur nga mërgata më pas.

 “Kam dhënë një intervistë në Zërin e Amerikës. Dhe kam treguar se në Drenicë po ndodh “Srebrenica”. Ishte një sulm i pashembullt. Gjatë ditës ishte lëshuar një komunikatë e UÇK-së ku tregohej se njësitet e saj po sulmoheshin dhe po u bënin ballë sulmeve. E kam kritikuar këtë deklaratë. Në qoftë se po deklaronhej se dy formacione po sulmoheshin mes vete, normalisht që po vriteshin njerëzit. Ishte krejt ndryshe. Një lagje po sulmohej nga një makineri ushtarake. Më erdhi një kërcënim atë ditë. Aët ditë kisha edhe ditëlindjen. Njerëz të caktuar në perëndim ishin të pakënaqur dhe mua mu tha që të kisha kujdes”, tregon Gjergji.

Ai shpjegon pse e kritikoi komunikatën.

Këtu kishte tendencë për ta përvetësuar nga distanca, ajo qëndresë që po bëhej nga familja Jashari. Që të përvetësohej nga distanca që të arriheshin efekte të caktuara për formacionin ushtarak”, përfundoi ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit