6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin, e paralajmëron ish-partnerja: E vërteta gjithmonë fiton

- Advertisement -

Meriton Mjekiqi në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 3 ka bërë një rrëfim prekës.

Ai ka folur për të birin, duke treguar detaje edhe për raportin me nënën e tij.

Prezantuesi nga Kosova thotë se djalin e takoi për herë të parë kur ishte dyvjeç dhe se e ëma nuk e lejon.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes lotësh, moderatori zbuloi se i biri është autik dhe se nëse do të fitojë gjysmën e parave do ia dërgojë atij.

A i bëri dhe një kërkesë publike ish-partneres duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga Egesta, në një shkrim të ndarë në InstaStory.

“Mos u brengos zemër, e vërteta gjithmonë do të fitojë. Së shpejti…”, u shpreh ajo.

Egesta ka paralajmëruar diçka për historinë e tyre, për të cilën do të shohim në vazhdim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit