26.3 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Rrëfimi i ikonës së modës: Nuk kam pasur kurrë…

- Advertisement -

Supermodelja e famshme, Heidi Klum, është rikthyer në kopertinën e revistës së njohur, “People”, ku gjithashtu ka dhënë një intervistë. 52-vjeçarja ka folur hapur për karrierën e saj të gjatë, jetën personale dhe qëndrimin ndaj vetes ndër vite.

Klum vazhdon të shkëlqejë në pasarela, në ekran dhe si nënë e katër fëmijëve.

“Nuk kam pasur kurrë problem të jem vetvetja. Edhe me të brendshme, unë nuk fshihem në ndonjë cep”, thotë supermodelja.

Heidi kujtoi fillimet e saj si modele në Gjermani, rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar dhe momentin që i ndryshoi jetën, kopertina e “Sports Illustrated” në vitin 1998, që e bëri një ikonë të vërtetë të modës dhe një prej “Engjëjve” të “Victoria’s Secret”.

Përtej modës, ajo është bërë e njohur edhe si prezantuese dhe producente e shfaqjeve si “Project Runway”, “Germany’s Next Top Model” dhe “America’s Got Talent”, duke dëshmuar se është më shumë sesa një fytyrë e bukur.

Në intervistë, Heidi flet edhe për përkushtimin si nënë. Ajo kujton ditët kur balanconte punën me mëmësinë, shpesh duke xhiruar ndërsa ishte me fëmijë të vegjël, një rol që e ka përqafuar me dashuri.

Tashmë ajo rikthehet në “Project Runway”, duke sjellë pasionin për modën dhe respektin për talentin e ri.

“Jam ende e mahnitur nga njerëzit dhe ajo që mund të krijojnë”, thotë Klum, duke dëshmuar se pavarësisht viteve në industri, ajo nuk ka humbur as ndjenjën e pasionit, as origjinalitetin.

Të ngjashme

Të fundit